Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se opozitës i duhet ai kandidat që thith votat e elektoratit jomilitant dhe jopartizan. Sipas llogarive të tij bëhet fjalë për 25 mijë vota, sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, që kandidati i duhur i opozitës duhet të mbledhë për të mundur Erion Veliajn, kandidatin e dytë popullor në vend pas Edi Ramës.
“Në zgjedhjet e fundit në bashkinë Tiranë megjithëse janë zgjedhjet e përgjithshme, kandidati i opozitës duhet të sjellë 25 mijë vota më shumë se sa ka marrë ajo në vitin 2021, duke patur parasysh se vetë PS ka marrë 51 për qind, bashkë me PSD-në ka marrë 53 për qind të votave në Tiranë.
E dyta, pavarësisht se çcfarë mendojmë ne për z.Veliaj, ai është politikani i dytë më popullor në Shqipëri, pas Ramës, pavarësisht se ai e polarizon elektoratin se ka shumë njerëz që e urrejnë. Është një garë kundër dy politikanëve më popullorë që kanë pushtetin. Po të shikosh ai edhe i vetëm në zgjedhjet e vitit 2019 i ruajti të gjitha votat e PS-së.
Bëhet fjalë për një garë ku gjithë opozita bashkë duhet të gjejë 25 mijë vota në Tiranë dhe të mposhtë politikanin e dytë më popullor. Çështja shtrohet çfarë lloj kandidati mund ta rrijë këtë detyrë të vështirë? Dhe duke menduar se në vitin 2021 PD-ja grumbulloi të gjitha votat e veta, ne na thotë mendja se ato 25 mijë vota do të vijnë nga ai elektorat që nuk është partizan, nuk është militant dhe një logjikë e shkurtër do të ishte se një kandidat jopolitik do të ishte më i përshtatshëm për t’i bërë thirrje kësaj shtrese.
Kjo garë nuk është teknike, as se sa i keq është Veliaj, sepse aq keq sa është është i dyti më popullor. Çështja është se sa i mirë është ky kandidati i PD-së që do t’i fitojë këto vota” – tha Sejamini.
Diskutime rreth kësaj post