Juristi Kreshnik Spahiu foli në lidhje me largimin e ish-ministrit Arben Ahmetajt dhe kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se Ahmetaj e ka të pamundur që të marrë azil politik në vendet e BE, ndërsa tregoi dhe vendet ku ai mund të shkojë.
“Në vendet e BE-së është e pamundur për të marrë azil politik, për këto vepra penale. Unë e kam me dyshim nëse Ahmetaj është në Kanada. Unë mendoj se Ahmetaj do të shkojë në vendet që nuk kemi marrëveshje ekstradimi. Unë e përjashtojë BE që ai të përfitojë azil politik, përfshirë dhe Britaninë e Madhe”– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post