Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu e ka konsideruar projektin e Durrësit një “aferë mafioze”, që bëhet në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
Balliu tha në studion e Panorama TV, se paratë që gjejnë pastrueset në dysheqe duan t’i hedhin tek Porti i Durrësit, deklaratë e bërë referuar grabitjes së mijëra eurove nga Rozeta Dobi në banesën e zyrtares Alda Klosi.
I pyetur se kush fshihet pas kontrabandës së 62 mijë ton naftë të sekuestruar në det, ai theksoi se ka vetëm një emër dhe “ai është vetëm Edi Rama”.
Klevis Balliu: Paratë e grabitura në dysheqe nga pastrueset janë ato që duan të hedhin tek Porti i Durrësit, 60% të investitorëve nuk i dini, është aferë mafioze. Bëhet në kurriz të sigurisë kombëtare. BE ka tërhequr fondet sepse ke thyer rregullat evropiane. Tenderat bëhen me garë dhe jo në telefon me Serbinë.
Kush fshihet pas kontrabandës së naftës?
Klevis Balliu: Të gjitha kontrabandat në Shqipëri, nga hashashi, kokaina e heroina, ka një emër, është Rama. Në një qeveri kontrollohet edhe nëse një ministër del në TV, asgjë s’mund të ndodhë pa firmën e Edi Ramës.
Të gjithë të tjerat që janë kot, të gjitha emrat që dalin janë kot. Droga e vjedhja në PS janë kriter. Të dalin 10 deputetë, 15 kryetarë bashkie të lidhur me drogë nuk është rastësi. Kush e “thith” më shumë ecën më lart, më shumë e thith Rama, është kryetar.
Diskutime rreth kësaj post