Ish-deputeti demokrat Gert Bogdani thotë se është i gatshëm që të kandidojë për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bogdani u shpreh se kjo është një gjë që ia kanë kërkuar prej kohësh baza dhe qytetarët e Tiranës.
“Asnjëherë s’i kam bërë bisht sfidave, dhe sidomos në këtë rast që është sfidë e rëndësishme. Prej kohësh ma ka kërkuar baza, qytetarët e Tiranës se ka ardhur koha për një ndryshim në Tiranë. Këta që firmosin lejet e ndërtimit nuk e shohin jetën në Tiranë”, tha Bogdani.
Sipas tij, situata që po kalon PD brenda vetes e bën më të vështirë, pas siç tha opozita ndodhet përballë një kundërshtari që ka para të bëra me korrupsion.
Diskutime rreth kësaj post