Grida Duma ka zbuluar mbrëmë se përçarja e Partisë Demokratike, që sipas saj, e tillë do të shkojë edhe në zgjedhjet e 14 majit, nuk e nisi kryeministri Edi Rama.
Në studion e “Top Story”, Grida tha se përçarja nisi nga një ngjarje e madhe dhe nga humbja e pushtetit në vitin 2021, atëherë kur nuk ndodhën rotacionet që priteshin.
Sipas saj, faktor përçarjeje ishte edhe mos marrja e masave, por pushteti më pas ndikoi që opozita të vijonte e të përçahej akoma më shumë.
“Përçarja e opozitës nuk nisi nga Edi Rama. Nisi në një tjetër ngjarje të madhe. Për mua nisi që në humbjen e pushtetit në 2021, kur nuk ndodhi rrotacioni politik. Edhe për mos marrjen e masave të duhura në ato momente. Patjetër që pushteti ka ndodhur në mbajtjen e përçarjes së hapur. Nuk është problemi nëse më dhanë mua po jo hapësirë, unë e kisha hapësirën, çështja është që lakmia politike dhe stili i vijimit me të njëjtat përsëritje prej dy vitesh, e çonte ngjarjen të atillë që një njeri si unë nuk rri. Sado të më japësh sot hapësira, kur kapacitetet të shfrytëzueshme pak, atëherë nuk vlen për mua. Ka shumë qasje, por unë nuk bëj dot gazetarinë, bëj qëndrimin. Unë shpesh kam parë që emisionet investigative në Shqipëri janë më të efektshme sesa deputetët e opozitës, ka pasur më shumë fuqi sesa një deputet opozitar”, tha Duma.
Më tej, Grida Duma e quajti veprim pozitiv lënien e mandatit të deputetes, duke theksuar se po të kishte qëndruar atje nuk do të ishte një angazhim i madh, por një mashtrim i madh.
Ajo theksoi se nuk donte të ishte pjesë e një PD-je të ndarë në dy grupe siç është aktualisht.
“Në kushte të cilat jemi ne që njëherë votohet për test elektronikisht, numërohet me ditë, bëhet sikur ka lista të hapura por janë të kryetarëve, dhe partitë duhet të kalojnë pragun apo 100 mijë vota të një partie tjetër, këto janë çështje të sistemit, janë djalli që fshihet tek detajet, por nuk janë detaje këto. Votuesi pa diskutim duhet të kuptojë që ka ardhur një moment që duhet t’i kërkohet llogari partisë tende. Mund të më kërkojnë dhe mua dhe e kanë bërë”.-tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post