Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për deklaratat e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano për një media franceze ku fliste për operacionet e dekonspiruara.
Përmes një mesazhi në Facebook, Meta thekson se tashmë është e qartë objektivi i policisë.
Reagimi i Metes
“Tani është e qartë se cili është objektivi që nuk realizoi Policia e Shtetit, që solli si pasojë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm. U dekonspiruan vetëm 14, por duhej të dekonspiroheshin të gjithë.
Çdo shtet ka mafien e tij por këtu mafia ka shtetin e vet.
Ndaj një orë e më parë për të shporrur Kryeministrin e Krimit dhe Shpopullimit!” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post