Kryeministri Edi Rama ka mbajtur si cdo të dielë komunikimin e përjavshëm në Facebook me qytetarët.
Tema kryesore e kryeministrit ka qenë buxheti për vitin 2017-të.
Sipas kreut të mazhorancës nga ky buxhet do të përfitojnë të varfërit, ku do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve.
Por, ajo që bëri përshtypje ishte reflektimi i kryeministrit Rama i cili theksoi si ai nuk është aspak i kënaqur me qeverinë e tij.
“Nuk jam aspak i kënaqur me veten dhe qeverinë që drejtoj dhe nuk dua ne asnje menyre të mendoni se shihni ça pune të hatashme kemi bërë, ‘çohu në këmbë dhe brohorit”.
Aspak, madje perkundrazi jam unë njeriu më i pakënaqur nga te gjithe ju dhe ju lutem ta besoni kete.
Unë e di se sa shumë njerëz janë ende larg rrugës së ndryshimit rrënjësor, deri në fshatin më të largët dhe vendin më të largët. E di se sa kanë nevojë shqiptarët që kanë nevojë për këtë shtet.
Arritjet dhe rezultatet janë tërë rëndësishme që ti ndajmë me njëri-tjetrin me fakte dhe shifra reale. Na ndihmon. Për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, për mos të humbur gjeneratën tjetër”, tha kryeministri./Lajme.al/
Diskutime rreth kësaj post