Ish-presidenti Bamir Topi, ka folur në lidhje me debatin që ka “ndezur” politikën shqiptare që është çështja e McGonigal dhe përfshirja në skandal e emrit të Kryeministrit Edi Rama.
Topi u shpreh se Rama duhet të bëjë transparencë në lidhje me këtë çështje, pasi sipas tij, mungesa e transparencës ngre dhe më shumë dyshime.
Ai tha se Rama nuk duhet t’i shmanget Parlamentit, por duhet të përgjigjet.
“Vjen një situatë kaotike dhe gjërat shkojnë në ekstrem. Kur thash që këtu është një situatë e karakterit politikë kjo ka të bëjë me detyrimin që kryeministri i përfshirë ose jo, nuk e di se është një cështje e SHBA. Gjithacka do vi në mënyrë të qartë nga Amerika.
Është detyrim i kryeministri që të bëjë transpareccë për aq sa i takon, mungesa ngre e më shumë dyshime. Ai është shmangur parlamentit dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë kjo është një sëmundje e vjetër që e karakterizon Ramën.
Unë nuk shoh ndnonjë ndryshim në fizionominë e kryeminisrit, ka vite që ai është paracaktuar si njeri që i sheh institucionet si një letër. Ai ka bërë një hap të gabuar të radhës duke anashkaluar një çështje që ka një ndjeshmëri të lartë. Ai ka një sjellje të dyfishtë sa ëhstë autoritar është e frikacak, ai parlamentin e ka shumë frikë”, tha Topi.
Diskutime rreth kësaj post