Arben Malaj ka folur për zhvillimet politike në Shqipëri dhe për përplasjen e bujshme mes Berishës dhe Bashës.
Ish-ministri i Financave, nuk kurseu kritikat për Ramën dhe Berishën, ndërsa kërkoi që Lulzim Basha të jetë një lider ndryshe nga politikanët e 30 viteve të fundit në Shqipëri. Për Malajn, Berisha po e merr peng PD-në për interesat e tij personale.
Deklarata e Malajs:
“Unë nuk e keqkuptoj Sali Berishën kur tha do bëj përballje gjyqësore, nuk e ndalon askush. Por që të pengojë zhvillimin demokratike në partinë e tij, ai po mundohet të mbajë peng PD për interesat e tij personale. Nëse Basha do kishte ndjek procedurat strikte të parlamentit duhet të kishte përjashtuar me kohë Sali Berishën. Berisha është viktimë e vetvetes.
Basha duhet të bëhet lider i dobishëm për PD, ai nuk duhet të ndjekë modelin as të Ramës as të Berishës. Unë mendoj se mbi 80 % e anëtarëve të PD do të votonin që Sali Berisha mos ishte pjesë e PD. Berisha ka detyrime për qindra njerëz që e kanë mbështetur. Numri i mbështetësve të tij nuk është më i madh se anëtarët që mbështesin Partinë Demokratike. Do të jetë në të mirë të tij, të familjes së tij por edhe të vendit që Sali Berisha të jetë jashtë PD.
Basha të përballet me sistemin e votimit, jo sic e ka bërë Rama në PS, as si Berisha në PD. Nëse duan referendum në parti le ta bëjnë nuk ka asgjë të keqe, nëse këto testime dalin me rezultat të ngushtë nuk e përçajnë PD edhe sikur të dalë rezultatin 51-49%. Sfida më kryesore e Bashës duhet të jetë një lider ndryshe nga të tjerët që ta ndërtojë sistemin e ri në PD”, tha Malaj.
Diskutime rreth kësaj post