Gazetari Dritan Hila foli për temën më të nxehtë të ditës së sotme, shpalljen non grata nga Britania të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Hila foli për marrëdhënien diplomatike mes dy vendeve, Britanisë dhe SHBA-së, të dy vende të cilat Berishën tashmë e kanë në listën e zezë.
“Vendimi i Britanisë do të ishte i parëndësishëm nëse Berisha do të ishte pensionist. Por Berisha është një politikan aktiv, që e zotëron PD.
Berisha ka ndërmarrë veprime që po e bëjnë atë kryetar de fakto të PD. Berisha sot përfaqëson opozitën shqiptare. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë një opozitë gjithnjë e më të izoluar nga perëndimi. Kjo do të thotë një opozitë që po merr rrugën e saj drejt vetasgjësimit.
Berisha në listën non grata të Britanisë, apo të BE, nëse do të bënim një krahasim me Ballkanin, do të thoshim që është në të njëjtën pozitë politike siç ishte Millosheviçi, që kishte bërë disa luftëra në Ballkan dhe kishte një Serbi në paqe, por të lodhur. Berisha nuk ka në dorë Shqipërinë, nuk ka mundësinë të hapë një luftë, por ka hapur një luftë të brendshme. Në dorë ka një PD të lodhur, të gërryer nga lufta që po bëjnë pjesëtarët e saj dhe pa perspektivë që të vijë në pushtet. Perëndimi mbase nuk të sjell në pushtet, por nuk të lë të vish në pushtet. Me siguri, nëse Berisha do të vazhdojë këtë rrugë, nuk do të vijë në pushtet. Këtë e ndjen edhe një pjesë e mirë e elektoratit të mençur të PD”, u shpreh Hila
Diskutime rreth kësaj post