Analisti serb Dusan Janjiç thotë se presidenti i Serbisë do të jetë i detyruar ta njohë pavarësinë e Kosovës, pasi nuk mund të dalë kundër të gjithëve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Janjiç u shpreh se Serbia duhet të pranojë realitetin dhe realiteti është që Kosova është nën pushtetin e Prishtinës.
“Më e rëndësishmja është të harmonizosh qëndrimet e të dyja palëve, për një integrim evropian dhe euroatlantik. Vuçiç është president, politikan, do luajë lojën e tij, por nuk është i çmendur. Ai nuk do të shkojë kundër botës, NATO-s dhe BE-së. Këto janë mundësitë për Serbinë”, u shpreh analisti serb.
Diskutime rreth kësaj post