Avokati i njohur Ylli Manjani ka bërë një tjetër reagim duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të Yuri Kim për të mos lejuar futjen e Sali Berishës në parlamentin e ri.
“Sa për kujtesë, atyre që artikulojnë teorinë e xhaketave të vjetra në politikë. Përtej diferencave të moshës biologjike Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta e shumë të tjerë, kanë të njëjtën kohë qendrimi në politikë”, – shprehet Manjani. Më tej avokati shton se ‘nga politika të largon vota dhe vullneti personal, jo xhaketa. As mosha dhe as zonja Kim…’.
Postimi i Manjanit
“Sa për kujtesë, atyre që artikulojnë teorinë e xhaketave të vjetra në politikë.
Përtej diferencave të moshës biologjike Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta e shumë të tjerë, kanë të njëjtën kohë qendrimi në politikë.
Në 1990 e kanë filluar aktivitetin politik dhe ende vijojnë, pavarësisht roleve që kanë apo intensitetit me të cilin bëjnë politikë. Madje, Edi Rama e Sali Berisha kanë një histori përplasje brenda PD në ditët e para të themelimit të saj… Gjithashtu Ilir Meta, Sali Berisha e Edi Rama kanë 30 vite që përplasen e pajtohen me njëri-tjetrin…
Këto janë fakte, jo llafe.
Prandaj ose këto janë gjithë në bllok xhaketa të vjetra dhe duhet të hapin krahun, ose s’ka kuptim që dikush u dashka të largohet e dikush tjetër jo, për shkak të konceptit “xhaketë e vjetër”.
Nga politika të largon vota dhe vullneti personal, jo xhaketa. As mosha dhe as zonja Kim…” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post