Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën e krimit në vend. Ai u shpreh në një lidhje “live” se kryeministri gënjen përditë, por më pas del dhe thotë se “nuk kemi çfarë i bëjmë atyre që gënjejnë”.
Duke iu referuar deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim për të mos përfshirë kriminelë në lista, Lubonja tha se ambasadorja tregoi me këtë se nuk e njeh realitetin në Shqipëri, pasi këtu është normale të gënjesh se me çfarë e ke bërë pasurinë.
“Krimi është sheshit në Shqipëri. Mbrojtja e krimit dhe bashkëpunimin me të është gjithashtu sheshit. Këtu nuk bëhet fjalë për ca individë si dru të shtremëbr, por bëhet fjalë për një pyll që e ka marrë flaka. Rama thotë “dikush që gënjen ne s’kemi ça i bëjmë”, por këtu kemi një kryeministër që gënjen përditë. Ne po na gënjejnë për vaksinat. Të gënjesh këtu për një biografi se me çfarë e ke bërë pasurinë është gati normale. Ambasadorja me këtë deklaratë tregon që nuk e njeh fare realitetin në Shqipëri”, tha Lubonja.
Diskutime rreth kësaj post