Politologu Adri Nurellari ka folur për zgjedhjet për kreun e PD-së, ku pohoi se në këtë proces nuk pati një garë të ndershme.
Teksa nuk përjashtoi faktin se në vend mund të ketë edhe zgjedhje të parakohshme, Nurellari tha se opozita që të vijë në pushtet duhet të ndërtojë një alternativë.
Nurellari tha se PD-ja nuk mund të vijë në pushtet me fushata.
“Nuk është betejë, por një luftë përplasje (zgjedhjet brenda PD). Praktika normale do të ishte që PD, të bënte fushatë permantente. Sidomos në sisteme dy partiake, dominuese, ekziston praktika e qeverive në hije. Kosova e ka praktikuar para 1 dekadë e gjysmë. E shoh si diçka permanente dhe konstante. Këtë praktikën e fushatave është e zotit Rama, dhe PD nuk mund të vijë në pushtet me fushata. Rama e shet punën e përditshme si novacion, dhe thua po bën diçka të jashtëzakonshme, por po bën detyrën e vetë. Nuk duhet të mjaftohet PD-ja me këtë betejë. Shqiptarët kanë qenë të pakënaqur, por s’janë bindur mjaftueshëm që ishte alternativë opozita. Se vë në dyshim që mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Qytetarët kanë të drejtë që të shkulin prizën me të cilën ke ardhur në pushtet. Por opozita duhet të ndërtojë një alternativë, imazh të besueshëm.
PD-ja ka ardhur në pushtet në 2005 ku pjesëmarrja ishte 45.07%. Në 2021 pjesëmarrja është 46.29. Duhet mbjellë shpresë. Se vë në dyshim që ka pasur blerje votash, por hajde të gjesh ato raste. Mendoj se mënyra efikas që të pengosh atë është që t’ju japësh shpresë dhe me atë votë ata të vendosin. Ka hapësirë dhe mundësi që të bëhet një fushatë e tillë dhe një ekip i tillë që të ofrojë aq shumë shpresë dhe besim sa që dhe qytetari më i varfër ta dije se dhe vota e tij ka shumë vlerë.
Nëse opozita projekton se mund të realizojë ndryshime rrënjësore, mund t’i bind këta qytetarë. Mendoj e problemi nuk ka qenë vetëm te programi, por dhe te ekipi. Një betejë nuk ta sjell ndryshimin, por duhen për çdo ditë, ku PD të tregojë epërsinë e moralit. Zgjedhjet e brendshme janë një shans i humbur. U bënë në kushte të pabarabarta, dhe kjo ia pamundëson mundësinë PD për të akuzuar për zgjedhje jo të ndershme. Në këtë luftë PD ka një shans të humbur.”, tha Nurellari.
Diskutime rreth kësaj post