Avokati Spartak Ngjela i ftuar në ‘PolitikOn’ u shpreh se politika amerikane nuk mundet në vendet ku ka interes, sidomos nga krimi i organizuar i rrugës.
Sipas tij ambasadorja Yuri Kim nuk mund të përmendte ‘non grata’ nëse nuk ka të bëjë me Amerikën.
Reagimi i Ngjelës:
‘Tani këtu ka dy gjëra: politika amerikane nuk mundet në vendet ku ka interes, sidomos nga krimi i organizuar. Se çfarë duhet të bëjnë këta nuk e kuptoj. Ambasadorja amerikane nuk mund të përmendte non grata nëse nuk ka të bëjë me Amerikën.
Pse e tha këtë? Sepse ka lidhje me drejtësinë dhe ligjin amerikan. A do ta çojë para politika amerikane këtë gjë që ka nisur në vendin tonë? Ambasadorja amerikane drejton politikën e presidentit Biden.’– tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post