Degjeneron protesta e PD, te Liqeni shfaqen dy ndërtuesit Malltezi dhe Babasi
Dy personazhe të njohur si përgjegjës për dhjetëra ndërtime të viteve të fundit në Tiranë, Jamarbër Malltezi dhe Ndriçim Babasi, u shfaqen sëbashku kundër ndërtimin të këndit të lojërave te Liqeni Artificial.
Dhendrri i ish-kryeministrit Berisha, i cili ka firmosur dhe miratuar planet për ndërtime të ndryshme në kryeqytet, sot del të shfaqet si ambientalist, duke harruar dhjetëra ndërtimet të bëra prej tij. Ai tashmë është i njohur për hartimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Planin e Përgjithshëm Vendor të vitit 2013 ku parashikoheshin dhjetëra ndërtime dhe pallate.
Nga ana tjetër Ndriçim Babasi, ish – deputet i Partisë Demokratike, ndërtues dhe sipërmarrës privat është një tjetër person që është sensibilizuar kundër ndërtimit të këndit të lojërave te Liqeni. Pasi zaptoi hapësirat pub
like te stadiumi “Dinamo” dhe i përdorte si biznes shitjesh makinash, tani shfaqet kundër ndërtimit të këndit të lojërave për fëmijët.
Kur vjen puna për hapësira publike, të parët që shfaqen nga Partia Demokratike janë ndërtuesit.
Diskutime rreth kësaj post