Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se stërvitja ushtarake “Defender Europe 2021”, që do të vazhdojë edhe për rreth javët e ardhshme. Në llogarinë e saj zyrtre janë publikuar imazhe ekskluzive nga stërvitja.
Ambasada e SHBA thotë se stërvitja ka krijuar mundësi për bashkëpunim në të gjithë Shqipërinë, ku ushtarët kanë jetuar dhe kanë kryer së bashku operacione të ndryshme stërvitore.
Postimi i Ambasadës:
“ThrowbackThursday Gjatë muajit të fundit, pothuaj 6,000 ushtarë amerikanë janë stërvitur krah për krah me homologët e tyre shqiptarë. Stërvitja ka krijuar mundësi për bashkëpunim në të gjithë Shqipërinë, ku ushtarët kanë jetuar dhe kanë kryer së bashku operacione të ndryshme stërvitore. Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor “DefenderEurope 21” do të vazhdojë përgjatë dy javëve te ardhshme. Shikoni disa fotografi të papublikuara nga aktivitetet e këtij muaji”, shkruhet në postimin e ambasadës.
Diskutime rreth kësaj post