Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim mbajti fjalën e saj në nisje të stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”.
Ajo vuri në dukje lidhjen mes amerikanëve dhe shqiptarëve, si aleatë të NATO-s, teksa u shpreh krenare të qëndronte krah ushtarakëve që marrin pjesë në stërvitje.
“Ja ku jemi në sheshin Nënë Tereza, në një shtëpi demokratike, të rrethuar nga aleatët tuaj. Defender Europe 2023 jemi këtu si aleatë. Amerikanë dhe shqiptarë qëndrojnë krah për krah, dikur të ndarë, tani aleatë të NATO-s. Që prej Defender, Rusia nisi një pushtim të pakuptuar ndaj Ukrainës. Ne jemi të bashkuar. Nuk mund të mos kujtoj fjalët e Skënderbeut, heroit shqiptar, por dhe timit; bashkimi bën fuqi. Ky partneritet, na tregon se ne mund të kryejmë çdo mision. Për burrat dhe gratë me uniformë; faleminderit që zgjodhët të na mbroni ne. Jam kaq krenare që qëndroj krah jush. Ju nxis që të na bëni më të fortë dhe më të bashkuar. Ne, bashkë me Shqipërinë do të vazhdojmë që të bëjë mhistorinë. Jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë”, tha Kim.
Diskutime rreth kësaj post