Ky eshte mesazhi me i bukur qe nje mashkull ka bere ndonjehere per nje femer, mesazh qe po qarkullon gjeresisht ne internet:
Kur unë linda, një femër ishte aty për të më mbajtur. Mamaja ime. Ndërsa rritesha si një fëmijë, një femër ishte pranë meje për të luajtur me mua. Motra ime.
Kur shkova në shkollë, një femër ishte atje për të ndihmuar që të mësoja. Mësuesja ime.
Kur kisha nevojë për mbështetje, shoqëri dhe dashuri, një femër ishte aty për mua. Gruaja ime.
Kur unë sillesha në mënyrë të ashpër, një femër ishte aty që të më zbuste. Vajza ime.
Nëse je një femër, duhet të jesh krenare që je e tillë. Natyra të ka bërë femër për të sjellë gëzim në gjithë jetët përreth teje. Ju jeni mrekullia e tetë në botë dhe duhet ta besoni këtë gjë. Çdokush që mund t’ju bëjë të ndiheni keq, të ndiheni sikur nuk vleni, nuk është gjë tjetër, veçse dikush që nuk do të mirën tuaj. Largohuni nga njerëz të tillë dhe besoni tek vetja juaj.
Ju mund të arrini gjithçka, nëse ia vendosni vetes si synim. Sado të vështira t’ju duken situatat, mos u demoralizoni, sepse nuk ka asgjë që ju nuk mund ta bëni. Mblidhni forcat dhe ecni përpara. Ju jeni fillesa jetës së çdo qënieje të gjallë, ndaj pa ju nuk ka jetë. Nëse ju është besuar një detyrë kaq e rëndësishme, me siguri që çdo gjë mund ta realizoni me sukses. Kini besim dhe ecni fuqishëm përpara gjithçkaje që ju del në rrugën tuaj!
Diskutime rreth kësaj post