Adela Xhamani humbi jetën në tetor të 2017-ës. Vdekja e papritur e saj tronditi mbarë opinion publik si, duke lënë pas dhimbje tek familjarët dhe miqtë e ngushtë.
Për ata, Adela është ende gjallë dhe jeton përmes kujtimeve.
Teksa spektakli “Dancing with the stars” pritet të rifillojë, mikesha e saj e ngushtë dhe balerina Isida Mollaymeri, nuk ka mundur të mos i dedikonte disa fjalë të ndjera e ta kujtonte miken e saj.
“My A… E bukura ime ti… Zemra ime ti sa shume me ka mare malli, me mungon ne çdo gjë…Dje isha ne skene dhe me dukej sikur ti do ishe ne korridor duke ngacmuar vipat si gjithmonë … Skena ishte yll dhe qe dje fillova te kisha emocione,e ke parasysh lepurin tim te barku…Vetëm ti e unë e di pse vura pikërisht këtë video, këtu unë jam ti e ti je unë… Kujtimet tona janë të shumta po ne DWTHS ti ishe nje nga yjet shpirti im…Ti po aq sa unë e doje pafund kete spektakël, e unë tashme e dua dyfish ele per ty ele për veten… Te dua shume e bukura ime dhe je gjithmonë me mua ne cdo kujtim timin… Love you thacka jote…’ ka shkruar ajo krah videos të postuar në profilin e saj në Instagram.
Adela moderonte Fan Club-in e “Dancing with the stars”, një spektakël aq i dashur për të.
Diskutime rreth kësaj post