Në Qarkun Korçë gjate natës ka pasur reshje shiu por në disa zona edhe dëbore, kryesisht në ato që janë mbi 900 metra nga niveli i detit. Në aksin rrugor që lidh Korçën me zonën turistike të Dardhës në disa kilometra rresht ka pasur reshje dëbore, trashësia e së cilës ka shkuar nga 10 cm deri 25 cm. Dëborë ka mbuluar gjithashtu pjesë të rëndësishme të rrugëve Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë, ku trashësia e dëborës shkon deri në 15 cm.
Autoritetet kanë njoftuar e është punuar dhe vazhdon puna me 7 mjete borëpastruese për pastrim dhe kriposje.
Këshillin që në rrugën e Dardhës mjetet të jenë të pajisura me zinxhirë ose goma dimërore ne orët e paradites, nga km 8 deri në km 13. Në akset e tjera qarkullimi i mjeteve behet pa probleme, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.
Diskutime rreth kësaj post