Mbajtja apo jo e maskës është një nga çështjet shumë të debatuara në mbarë botën që nga nisja e pandemisë së koronavirusit.
Specialisti i Shëndetit Publik, Erion Dasho u shpreh se maska është një masë shumë e domosdoshme në lidhje me transmetimin komunitar.
Sipas Dashos, maska nuk filtron virusin, por spërklat dhe mbron të tjerët nga ne.
“Maska nuk është shpëtimi, por një masë e dobishme që ofron një mbrojtje për transmetimin komunitar, në ambiente spitalore etj. Ajo ka rol nuk diskutohet. Nuk e kam dyshuar këtë. Është një mbrojtje që përdoret prej më shumë se 150 vitesh. Të gjitha studimet tregojnë se në kushtet e një spitali ofron mbrojtje.
A mjafton maska? Absolutisht jo. Duhen një sërë masash në institucionet publike, ambientet e mbyllura, transportin publik që të përballojmë infeksionet. Maska nuk filtron virusin, por spërklat. Virusi kalon në hapësirat e maskës. Maska mbron të tjerët nga ne. Sa i takon virusit dhe molekulave të tjera në ajër që i kalojnë pa problem filtrat e maskës. Maska nuk ka probleme përsa i përket oksigjenimit”, deklaroi Dasho për këtë çështje.
Diskutime rreth kësaj post