Gazetarja Sonila Meço, ka komentuar atë çka po ndodh me çështjen më të nxehtë të aktualitetit në vend, inceneratorët. Ajo shkruan se tymnaja do të shpërndahet me skandalin e radhës për të hutuar të vjedhurin
Postimi i plotë:
“Shqipëri të kam…zemër!
Ndodh një skandal me paratë publike.
Bëhet denoncimi publik e më pas në organet e drejtësisë nga aktivistë, gazetarë dhe opozita. Nuk bëhet fjalë për mijra euro, por qindra miliona euro.
Supozojmë se është shpifje (megjithëse do nivel të lartë cinizmi ta pranosh për Shqipërinë këtë). Supozojmë se është një shkak, që një grup interesi të sulmojë tjetrin se nuk ka përfituar sa ai nga afera, supozojmë edhe se bëhet për të tërhequr vëmendjen nga të tjera çështje, që ziejnë (stil i dekonspiruar):
Media nis një pjesë të investigojë, një tjetër të bëjë kontroll dëmi e një tjetër të manipulojë. Prokuroria nis hetimet, pas indicies, megjithëse kontratat koncesionare duhet të jenë nën monitorim të plotë për shkak të paralajmërimeve të të gjitha, e përsëris, të të gjitha institucioneve ndërkombëtare për mundësinë e frikshme të abuzimit me to.
Juristë e avokatë ndahen mbi çështjen e barrës së provës, sepse gjurma është ku e ku më e rëndësishme se ujku.
Politika përfshihet në sharje e denigrime, një pjesë se e di se po punohet fort të zhbëhet dëmi i krijuar, një pjesë, sepse aty e çon kundërshtari për të dobësuar forcën e argumentit e një pjesë se do të favorizojë një grup interesi në raport me një tjetër.
Publiku, pasi një pjesë e medias dhe politikës e ka polarizuar mjaftueshëm çështjen, jo si dëm në kurriz të taksapaguesve, por si telenovelë dramatike partiake shndërrohet në tifoz. Nga llogarikërkues, që duhet të gdhihet e ngryset në derë të “shërbëtorit të popullit” derisa ta detyrojë t’i tregojë letër më letër se ç’ka bërë me paratë e fëmijës së vet e shndërrojnë në tifoz, ose një qënie me nerv të ngordhur se të gjithë janë njëlloj.
Ndërkohë monopoli i incineratorëve, që kanë kapacitet 74% më shumë se sasia e mbetjeve, që kanë marrë qindra miliona euro pa garë, pa transparencë, pa studim fizibiliteti, para se të nisnin punë, në një kohë, që shteti në parim i jep me koncesion mu bash se nuk ka fonde për t’i ndërtuar vetë, me kosto që shumfishohen nga kontrata fillestare, pa emra konkretë zhytur në guacka, nën lupën e KLSH-së, që publikon raportin e abuzimeve, me kompensimin nga qeveria me lekët tona të humbjeve, me dhjetra institucione të përfshira, nga ministri, bashki etj për të realizuar në kohë rekord kontratat për një ofertues diletant në këtë fushë…pra ndërkohë ende fajin e kanë të vjedhurit
Vijojmë tani të merremi me debatin për debat, kur një grup interesi po ia arrin qëllimit të futet në pazar dhe e gjithë tymnaja të shpërndahet me skandalin e radhës që kërkon teori novatore konspirative për të hutuar të vjedhurin.”, ka shkruar Meco.
Diskutime rreth kësaj post