“Greqia nuk reagoi kur në zgjeruam ujërat tona territoriale në 12 milje detare”. Kjo është deklarata e sotme e kryeministrit Rama në lidhje me vendimin e ekzekutivit grek për 12 miljet detare, e cila nuk ka kaluar pas u vënë re nga mediat greke.
Gazeta Protothema shkruan se përmes kësaj deklarate, Rama tregoi që është në anën e Greqisë në konfliktin e tyre me Turqinë duke e ciolësuar këtë një mesazh të qartë edhe ndaj Ankarasë.
“Një mesazh për Ankaranë nga Tirana”, e fillon lajmin gazeta greke duke shtuar se zgjerimi me 12 milje detare është një e drejtë e Greqisë, e cila do të ndikojë edhe për çështjen e ishujve në kufi me Turqinë ne Egjeun Lindor.
Mediat greke e konsiderojnë të rendësishëm reagimin e Shqipërisë për zgjerimin nme 12 milje detare në Jon për shkak se kjo çështje do të përdoret si precedent edhe për ishujt në Egjeun Lindor kundrejt Turqisë, e cila refuzon të njohë një fakt të tillë për shkak se siç shprehen ata “kjo do t’i burgosë në tokë”.
Çështja e ishujve ka shkaktuar tensione të forta mes dy shteteve duke i çuar aleatët në NATO në prag të luftës me njeri-tjetrin.
Diskutime rreth kësaj post