Mënyrën se si funksionon administrata shtetërore e ka treguar deputeti Lefter Maliqi. Ky i fundit në një interpelancë me ministren e Drejtësisë, ka folur në lidhje me situatën në burgjet.
Ai tregoi se si drejtori i ri i Burgjeve, Agim Ismaili bën presione me e-maile apo fut në punë njerëz të afërt.
“Tenderët bëhen në Ministrinë e Brendshme, ka një nip ai aty. Iu thotë dordolecë policëve. Madje edhe ia u shpjegon, iu thotë është është një shkop, një kallam dhe me fustan të grisur i mbushur me pambuk. Mund të shikoni në salla operative dhe police me pizhame, shkruan ky drejtori juaj në emaile. U thotë policëve kaqola. Quan Kandahar burgun e Vaqarit. Ishalla nuk iu plas situata në burgje, një ditë mund të plasi”, theksoi Maliqi.
Akuza të drejtpërdrejta bëri dhe për drejtorin Agim Ismaili.
“Meqë u dhimbset, ky njeri është me meritë aty, drejtori aktual i burgjeve? Çfarë shkolle ka mbaruar pasi më rezulton se deri në 2001 ka qenë polic? A e keni parë të kaluarën e tij, është liruar për bashkëpunim në përgjim, ku akuzohej Sokol Kociu në lidhje me drogën që e bëri publik këngëtarja. Është shkarkuar në 2004 për paaftësi. Tani bëhet drejtor i përgjithshëm i burgjeve, nuk i njeh, për katër muaj ka shkuar vetëm një Fier, por çon e-mail, shantazhon, drejtorët nuk i pret”, theksoi më tej deputeti.
Por pavarësisht këtyre akuzave, ministrja e Drejtësisë tha se deputeti duhet t’i cojë këto fatke në prokurori dhe të bëjë kallëzim penal./ Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post