Ish-presidenti Bujar Nishani “u përplas” mbrëmjen e sotme me analistin Ergys Mërtiri, lidhur me çështjen e përjashtimit të Sali Berishës nga Lulzim Basha si anëtar i Grupit Parlamentar të PD.
Nishani u shpreh se Basha me veprimet e tij ka dëmtuar PD-në dhe vendin, ndërsa Mërtiri iu drejtua Nishanit, duke thënë se me shkrimet që ky i fundit ka bërë për Bashën, sipas tij po përçan partinë.
Debati:
Nishani: Dënimi politik i Berishës synon asgjesimin e opozitës. Basha është i marrë peng nga qeveria. Këtu është problem i asgjësimit të partisë. Nëse PD para vendimit për Berishën në sondazhet më serioze kishte më pak se në 25 prill, tani shkon drejt humnerës. Më shqetëson fakti i dënimit politik, i injorimit të strukturave të PD, më shumë nga të gjitha më shqetëson fakti që sot për sot kur nuk ka një forcë asgjësimi asgjëson një alternativë qeverisëse. Këtë ka bërë Basha me koshiencë të plotë. E shikoj PD që që po bëhet inekzistente.
Mërtiri: E ke thënë pas zgjedhjeve se PD ka dështuar, i keni bërë shkrim.
Nishani: Ju po mundoheni të relativizoni dëmin që Basha i ka bërë PD dhe Shqipërisë. Nëse ai do të kishte vepruar ndryshe dhe nuk do të kishte djegur mandatet, do të ishte ndryshe PD-ja.
Mërtiri: Ju me këtë që po thoni përçani PD. Gjuha që përdorini po e shtyn partinë drejt një rrëzimi.
Diskutime rreth kësaj post