Partia Demokratike ka sqaruar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të kryesisë. PD shprehet se Basha ka dhënë që SHBA janë aleati i PD për një Shqipëri të zhvilluar dhe askush nuk mund te cenojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve.
“Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron:
Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale.
Z. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cënojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.
Diskutime rreth kësaj post