Mbledhja e së enjtes në mbrëmje e Kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me debate të ashpra, që janë përshkallëzuar deri në tentativa për konfronim fizik.
Përplasjet e ashpra kanë ndodhur mes kritikëve të Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij. Valbona Mezini ka akuzuar Jemin Gjanën, si një ndër aktorët kryesorë në organizimin e zgjedhjeve për kryetar të mbajtura në muajin korrik se ka manipuluar rezultatin e tyre.
Kjo ka nxitur reagimin e Jemin Gjanës, që sipas burimeve të Top Channel është ngritur nga tavolina dhe i është drejtuar Valbona Mezinit, por konfrontimi fizik është shmangur nga persona të tjerë të pranishëm në sallë.
Vetë Valbona Mezini ka thënë se baza e ka braktisur Bashën për shkak të listës së kandidatëve për deputetë.
Ndërkohë, Astrit Patozi ka kërkuar legalizimin e fraksioneve brenda partisë dhe nuk dihet ende qëndrimi i Lulzim Bashës për këtë. Por, në fjalën e tij në Kryesi, Basha ka bërë thirrje për bashkim. Ai është shprehur i hapur dhe mirëpret çdo kontribut, por thotë se çdo akuzë kundër Partisë Demokratike që mbërrin nga brenda saj pa asnjë konfirmim ndihmon Edi Ramën.
Diskutime rreth kësaj post