Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka debatuar me deputetin e Ballit Kombëtar, Artur Roshi. Gjatë replikës mes tyre, Lleshaj u irritua kur Roshi tha se shumica e policëve në Shqipëri nuk dinë të lexojnë vendimet e gjykatave. Kjo solli replikën e ministrit që tha se policët janë të mirë-shkolluar duke ironizuar se ‘ata dinë madje të lexojnë edhe fjalimet tuaja’, referuar ofendimit të deputetit të opozitës së re.
Replika mes tyre:
Artur Roshi: S’ka asnjë të dhënë për vrasjet që dëgjojmë, por ata që vdesin aksidentalisht, janë njerëz që kanë histori mbi supe, si rasti i babait në Kavajë. Segmentet Tiranë-Elbasan, janë kthyer në pista garash. Adoleshentë që vënë jetën e tyre në rrezik. Këto statistika mungojnë. Rrugët tona, kanë problem edhe policët e trafikut. Ata zgjedhin vende të papërshtatshme, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe të udhëtarëve. Qëllimi nuk është ndihma por gjobitja e qytetarëve. Policët tuaj nuk kanë kulturë të lexojnë vendimet e gjykatave. Nuk e di nëse ju i trajnoni, por shumica e tyre nuk dinë të lexojnë asnjë vendim gjykate, por ajo që është më e rëndë është se ata nuk i përfillin vendimet e gjykatave: “Nuk më duhet vendimi yt i gjykatës, mua më ka thënë shefi”. Pra, për ta, rëndësi ka shefi, jo ligji.
Sandër Lleshaj: Dua të theksoj se jeni i nxituar për të arritur në përfundime që i keni krijuar nga perceptime. Krimi është në ditët më të këqija. Referohuni realitetit dhe jo perceptimit.
Unë nuk ju lejoj që ju këtu të vini dhe të ofendoni policët, në Kuvendin e vendit të tyre. S’ju lejoj kurrë ta thoni këtë gjë. Policët janë bijë e bija të këtij vendi, dinë të lexojnë vendimet e gjykatave, fjalimet tuaja, madje edhe gjuhë të huaja. Unë këto ofendime nuk i lejoj. Mendoni për një çast nëse ata nuk do të ishin. Kush i zbaton vendimet e gjykatave këtu? (Bie zilja). Ok nëse mbaroi koha dakord.
Artur Roshi: Kur morët detyrën, thatë unë jam çdo polic. Ka ardhur koha ta moderoni, mund të jeni inspiruar nga Ëhitney Houston, kur tha “I am every ëoman”. Afrohuni tek realiteti. Kjo është konkurrencë argumentesh. Le ta vlerësojnë qytetarët kush është cinik.
Diskutime rreth kësaj post