Opozita i kërkoi Qeverisë që të shikojë në rritje shpenzimet buxhetore për investimet. Sipas saj, deficiti buxhetor duhet të jetë më i lartë dhe të garantohet nga rritja e të ardhurave.
Edmond Spaho: E kemi çuar deficitin 2.25 përqind. As kjo nuk është mburrje. Deficitin mbaje 4 përqind nëse do të zhvillosh ekonominë, në mënyrë që të mbledhësh të ardhura dhe të bësh 6 përqind investime.
Arben Ahmetaj: Kjo qeveri nuk e rrit borxhin, pavarësisht nga ajo që kërkon opozita për ta rritur. Nuk i shkatërrojmë ne financat publike siç ju i shkatërruat.
Po sipas opozitës, shpenzimet për zyra dhe automjete janë të larta, rreth 23 milionë dollarë, pothuajse sa fondi i rritjes së pensioneve, të cilat sipas saj nuk janë të garantuara.
Edmond Spaho: Po ti kishe hequr këto, t’i çoje te pensionet do të ishte e sigurt që do të realizohej me të paktën 2.4 miliardë lekë pjesa e pensioneve.
Arben Ahmetaj: Pensioni fillon në një mars dhe në dy mars marrin pensionin. Për çfarë ua thua qytetarëve këto?
Buxheti në total parashikon rreth 74 miliardë lekë shpenzime kapitale për investime. Po ashtu rreth 100 milionë dollarë është fondi i rritjes së pagave dhe pensioneve.
Diskutime rreth kësaj post