Në takimin online të zhvilluar me Këshillin Koordinues të Diasporës, ministri Pandeli Majko tha se pavarësisht mendimeve të ndryshme që kanë me deputetin Damian Gjiknuri, ata nuk janë të përçarë por se diskutojnë çdo mundësi për t’i dhënë të drejtën e votës emigrantëve.
Majko u shpreh se duhen dispozita ligjore dhe se vota e emigrantëve është shumë e rëndësishme për t’ia lënë në dorë KQZ. Por Gjiknuri tha se KQZ është rruga e duhur për të çuar përpara procesin.
Majko gjithashtu tha se:
“Do të ketë listë të veçantë për votimin jashtë vendit dhe listë tjetër për votimin brenda vendit. Çështja e të drejtës kushtetuese për votën e shtetasve jashtë vendit është shumë më e rëndësishme se sa një Komision që mblidhet aty. Është një presion i jashtëzakonshëm pasi është moment më i rëndësishëm në Reformën Zgjedhore. Ne e kemi deleguar këtë ide në KQZ, dhe vota e emigrantëve nuk është çështje e një pakti politik. Përgëzoj vullnetin e mazhorancës që po mundohet për të krijuar mundësinë që emigrantët të votojnë për shtetin e tyre në zgjedhjet e ardhshme.”, përfundoi ai.
Diskutime rreth kësaj post