Ditën e sotme, në rubrikën “Shihemi në gjyq” nga Eni Çobani në Tv Klan, protagonistë kanë qenë zonja Flutura dhe Veladin, bashkëshorti i saj i cili ka ardhur nga Greqia, vetëm për seancën e ndërmjetësimit.
Eni Çobani: “Sërish është familja në qendër të ndërmjetësimit, sepse po nuk u rregullua familja hallkat e tjera të shoqërisë do të lëngojnë. Kështu që vëmendje në marrëdhëniet tona të brendshme, familjare të cilat prodhojnë paqe, dashuri, mirësi e cila më pas të shpërndahet në shoqëri”.
Gjithë kursimet e jetës bashkëshorti ua ka dhënë si borxh shokëve.
Çfarë ka ndodhur?
Flutura: “Punova 15 vite në Greqi, lekët m’i merrte ai, po t’i kisha mbyllur në bankë do isha sot mirë. Punoja si qeni atje në arë, ky mi mori lekët e mbushi shokët e vetë nga Berati në Librazhd. Me Gim Komicin e Tomorr Lutën dhe një Zabit Cërriku atje në fshat”.
Veladin: “Agim Komici është nga Qukës, Librazhdi, dhëndër në Elbasan edhe kishim vajtje-hyrje kaq vjet”.
Flutura: “Po të mashtroi re të mashtroi, ja tek i ke copat e letrës”.
Veladin: “Pusho të mbaroj o dreq, merr vesh… Më tha kam tokë, më jep mua 500m”.
Eni Çobani: Kështu e thërret gjithmonë zonjën, me këtë fjalor 30 vjet?
Flutura: “Tërë jetën vetëm vuajtje zonja Eni. Merr lekë, nuk më jepte. Donte goca e madhe 1 milionë lek nuk i dha. Vinte i jepte shokëve, gocës nuk i dha e qaja”.
Eni Çobani: I ke dhënë Lekët apo jo? Ka punuar 15 vite kjo zonja dhe e di unë se çfarë pune ka bërë.
Veladin: “Ka punuar 15 ajo, unë 25 vite në Greqi”.
Eni Çobani: Shumë mirë ke bërë, po pse i jep shokëve?
Flutura: “Ke punuar për shokët, nuk ke punuar për familjen tënde”.
Veladin: “Më dha një copë toke në Elbasan dhe i dhashë lekët. Ai më gënjeu, ku e dija unë”.
Eni Çobani: Çfarë bën në Greqi ti, pse nuk e merr gruan me vete?
Veladin: “Ishte ajo në Greqi, si bën ajo më mirë pa grua se me grua”.
Diskutime rreth kësaj post