Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi u filmuan nga kamerat teksa debatonin me njëri-tjetrin në seancën plenare. Debati ndodhi pasi deputetët e PD-së refuzuan publikisht njoftimin e Nikollës së kreu i ri i Grupit Parlamentar do të ishte Basha.
Raportohet se diskutimi mes tyre ishte kështu: “Je bërë qesharak”, mësohet se i është drejtuar Basha, Bardhit.
”Qesharak je bërë ti kokë e këmbë”, është përgjigjur ky i fundit.
Debati mes tyre ka vijuar me tone të tensionuara edhe më pas, teksa po fliste Berisha.
Demokratët nuk pranojnë Bashën si kryetar të Grupit Parlamentar.
Diskutime rreth kësaj post