Një debat i fortë ndodhi gjatë javës mes Deas dhe Ermionës, ku Dea i tha Ermionës që të mos ulërasë më në dhomën e gjumit, pasi i shkakton ankth.
Kjo e fundit iu kthye keq Deas.
Ajo i tha asaj “se është hera e parë dhe e fundit që ia nxjerr rrobat e lara nga lavatriçja“. Debati mes tyre degradoi në ofendime dhe tone të larta zëri.
Pikërisht për këtë arsye, Dea shpërtheu në të qara.
Ermiona: “Kur ndizen dritat, njerëzit janë të lirë edhe të kërkojnë llogari. Dea ishte zgjuar, unë nuk e ngrita nga gjumi. Rrobat ishin mbi lavatriçe. Unë kam dy javë këtu, kur gjej rroba mbi lavatriçe, i ndej. Unë jam shumë e vëmendshme me gjërat e mia, jam meraklie për higjienën time. Të vish të më drejtohesh me gisht pa të bërë asgjë? Të me thuash e paeduaktë kot? Ai gishti lart dhe të më thotë ato fjalë tronditëse, unë u shqetësova. E bëri shumë të madhe, unë nuk i thash asgjë. E para, jam edhe më e madhe dhe Dea duhet të më kuptoi. Unë kam disiplinë. Ngrihem në mëngjes dhe kam rutinën time”.
Dea: “Unë atë mëngjes u zgjova herët dhe mora rrobat nga lavatriçja i lash lart. Në qoftë se Ermiona e ka këtë problem, i kërkoj ndjesë dhe nuk e bëj më. Situata nuk lindi nga rrobat. Që kur ka ardhur Ermiona, një darkë bërtiti shumë në mes të natës. Unë u zgjova sepse vuaj nga ankthi, dhe e kam si traum kur më zgjojnë nga gjumi duke bërtitur”.
Ermiona: “Shko te psikologu nëse ke ankth. Rrobat e mia mos i prek më”.
Dea: “Ti mbase e mendon si shaka, por kjo është situatë shumë serioze. I thash e paedukatë, pasi ia kam kërkuar disa herë”.
Ermiona: “Ankthin nuk ma shpjeguar asnjëherë. Nuk të mbaj inat sepse ti je shumë e mirë. Fallco, fallco, fallco”.
Dea: “Nuk kam si shtirem me këtë situatë. Kam kaluar një krizë paniku aty brenda. Kam patur situate pafund ku mund të viktimizohesha”.
Ermiona: “Po pra, gjete Ermionën se ishte e re. Je fallco, fallco”.
Luiz: “Për ankthin, mua ma ka thënë që në fillim. E kam respektuar dhe më ka ardhur keq dhe mirë që e ka kaluar tashmë. Nga ana e falsitetit, unë e kam thënë që Dea e ka përdorur, kur puthi Amosin, kur ajo ishte në nominim”.
Kiara: “Nuk besoj se ka falsitet në këtë mes. Mu duk e ekzagjeruar reagimi i Deas, se nuk ishte në mesin e natës ajo situatë. Në sytë e mi, ishte një situatë reale, por e ekzagjeruar”.
Dea: “Ti Kiara kur shikon një insekt që i ke fobi dhe qan, e ekzagjeron reagimin tënd”?
Kiara: “Besoj se kam të drejtë të dyshoj”.
Nita: “Nuk e kam parë si ekzagjerim reagimin e Deas”.
Eva: “Unë kuptohem shumë mirë me Ermionën. E kam gjetur gjuhën me të. Por nuk mendoj se Dea ishte “fake” në atë rast, thejsht të vinte më qetë”.
Dea: “Reagimi im ishte nga gjendja e ngarkuar, unë përjetoj ankth”.
Diskutime rreth kësaj post