Në emisionin “Open”, ka patur një debat të ashpër mes gazetarit Andi Bushati dhe nënkryetarit të Bashkisë së Tiranë, Arbian Mazniku. Debati lidhej me kullat që pritet të ndërtohen pranë vendin ku ndodhej Teatri Kombëtar, i prishur nga Rama dhe Veliaj.
Mazniku nuk e përjashtoi faktin se kullat mund të ndërtohen, edhe pas rënies së projektit Fusha.
Bushati: Nuk pres të flasësh keq për Fushën dhe e di që e do atë projekt…Ti fle në dhomë hoteli me fushën, ndani të njëjtën dhomë hoteli.
Mazniku: Raportimi i fakteve të pavërteta, ke thënë katër pavërteta sot.
Bushati: Ju jeni aty me votat që vodhēt në Tiranë, me premitmin zero ndërtime, më flisni ju mua për gënjeshtra. Dilni akoma në pazar dhe s’keni turp. Më ka thënë mua Erion Veliaj, më jepni votën, se zero ndëetime do keni. Keni gënjyer!
Mazniku: Ke thënë katër faktë të pavërteta vetëm sot.
Bushati: Po ti marr përsipër, por gënjeshtrat e tua u kushtojnë shqiptarëve miliona euro. Nëse them unë gënjeshtra, maksimumi i prish humorin. Futët çibanin me tokën e Fushës dhe doni të jepni tetë kulla!
Bushati e përmend dhomën e hotelit të Maznikut dhe Fushës, duke i’u referuar faktit se biznesmeni kishte paguar faturën e hotelit të Maznikut në Spanjë me paratë e tij.
Diskutime rreth kësaj post