Agjentë te DEA-s kanë mbërritur para dy ditësh në Durrës. Ata kanë ardhur nga pika kufitare e Kakavijës.
Qëllimi i mbërritjes në portin e Durrësit ishte verifikimi i procedurave të lidhura me sekuestrimin e 613 kg kokaine. Ekspertët janë takuar me strukturat policore dhe doganore.
Agjentët e DEA-s kanë kontrolluar mënyrën e procedimit të agjencive në portin e Durrësit në lidhje me hetimin e kokainës.
Agjentët e DEA-s kanë kontrolluar mënyrën e procedimit të agjencive në portin e Durrësit në lidhje me hetimin e kokainës. Pritet që Agjentet te kontrollojnë edhe lokainën që ndodhet në laborator
Sipas burimeve të portit, nuk është hera e parë që Agjentët e DEA-S kanë qenë në portin e Durrësit dhe në Tiranë.
Ata kanë ardhur në rastet kur janë kapur sasi drogash të forta dhe kanë qenë gjithmonë nën shoqërinë e prokurorëve të krimeve të rënda dhe hetimit doganor.
Agjentët në fjalë kanë qenë të pranishëm edhe pas kapjes së 11 kg heroinë në portin detar. Sipas burimeve, ata kanë marrëveshje me strukturat shqiptare për luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.
Diskutime rreth kësaj post