Dea ka biseduar sot me Shpatin lidhur me “gjestet” e saj kur ai po lahej dhe kur po bënte palestër jashtë bashkë me Kristin.
Ajo i tha Shpatit se veprimet kundrejt tij, nuk kanë qenë aspak tendencioze, por se kështu e ka tipin që pëlqen të luajë dhe të argëtohet.
“Para se të vije ti kam qenë shumë e mërzitur dhe kur erdhe ti mu kthye humori edhe sikur u çela. E shoh se si mund të keqinterpretohet dhe nuk dua të të vë pozitë. Do tërhiqem që të njihemi më mirë me njëri-tjetrin edhe si karakter”-tha Dea.
Shpati nga ana tjetër dyshoi te përgjigja e Deas. Ai aludoi se sjellja e saj ka të bëjë me mungesën e Amosit. Shpati e pyeti Dean nëse ajo po sillet kështu për të zëvëndësuar një mungesë, por Dea e mohoi një gjë të tillë.
Shpati i bëri një pyetje të drejtëpërdrejtë Deas, nëse asaj i mungon ose jo Amos. Ajo tha se e ndjen mungesën e tij, pasi kishin krijuar një marrëdhënie brenda në shtëpi.
“Më mungon, sepse ne krijuam një marrëdhënie shumë të afërt edhe pse nuk ishim të lidhur. Dhe e kam shpjeguar, nuk di në çfarë gjuhe ta shpjegoj”-u shpreh banorja e “BBV.”
Më tej Dea shprehu interes për tu njohur me Shpatin. Teksa po bisedonte me të, Dea i tha Shpatit që është mirë që ata të dy të njihen me njëri-tjetrin dhe të njohin karakteret e njëri-tjetrit, ndërsa i tha se nuk ka më besim te askush në shtëpi.
“Nuk kam më besim te njerëzit pas kaq ditësh. Nuk e lejoj veten të krijoj miqësi ose të kem besim te dikush sepse e di që do përfshihet loja në mes dhe unë lëndohem shumë, e vuaj shumë”-tha Dea.
Diskutime rreth kësaj post