Nuk është ende 8 Mars e vajzat brenda “Big Brother VIP” janë prekur nga fakti që ndodhen larg nënave të tyre.
Olta Gixhari, aktorja e cila ndodhet në lojë që në nisje të saj, është përlotur teksa ishte duke shkruar një letër për nënën.
E ulur në shtrat, Olta preket kur shkruan fjalë zemre për nënën e saj, së cilës i ka lënë për t’u kujdesur djalin 2-vjeçar, Amar.
Banorja tjetër e cila nuk i mbajti dot lotët ishte Dea.
“Më ka marrë malli, kam 2 muaj e ca pa e parë. Mirë ndihem, por 2 muaj e ca pa e parë e pa e dëgjuar” i thotë Dea Shpatit.
E pyetur nga Shpati se si do ndihet nëse e shikon sonte, Dea tha:
“Do isha shumë e lumtur”
Kujtojmë se Dea takoi pak javë më parë të atin, i cili i dha forcë e kurajo për të vazhduar lojën.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post