Ish tranjeri i Kombëtares Shqiptare Gianni De Biasi është prezantuar sot si trajneri i Deportivo Alaves.
61-vjeçari, pak kohë pasi dha dorëheqjen nga përfaqësuesja kuqezi, me të cilën pati arritjet më të mëdha personale si trajner me kualifikimin në Europian, kthehet në Spanjë për një tjetër aventurë.
Ka qenë i paevitueshëm komenti i De Biasit për përfaqësuesen shqiptare: “U largova nga Shqipëria pasi ajo skuadër nuk shkonte dot në Rusi. Lojtarëve pas Europianit i iku dëshira dhe uria, kujtuan se arritën gjithçka.
Më duhej t’i lija vendin një trajneri tjetër që të kishte mundësi të njihte skuadrën dhe ta përgatiste për në eliminatoret e ardhshme. Ai është një ekip i gatshëm tashmë dhe unë bëra një gjest dashurie ndaj Shqipërisë, Presidentit dhe tifozëve”.
Këtë aventurë të re në Spanjë, De Biasi do ta fillojë fundjavën e ardhshme. Skuadra e Alaves-it, pas pesë humbjesh radhazi, shkarkoi trajnerin Luis Zubeldia.
Javën e ardhshme, skuadra do të jetë në duart e Gianni de Biasit i cili ka detyrën e vështirë të rikthejë rezultatet pozitive në kalendarin e saj dhe të ndryshojë pozicionin në renditje.
Diskutime rreth kësaj post