Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për sfidën ndaj Italisë e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror dhe miqësoren kundër Bosnje Hercegovinës.
Për këto dy sfida tekniku i kuqezinjve ka grumbulluar 23-lojtarë.
Risitë e De Biasit në këtë listë janë mbrojtësi i Kukësit, Albi Alla, si dhe mesfushori Liridon Latifi,
Në fjalën e tij De Biasi tha se jemi këtu për tu përgatitur sa më mirë mirë për këto dy sfida të rëndësishme.
Gjithashtu, ai theksoi se është e vërtetë se lojtarët nuk po kalojnë një periudhë të mirë, kjo për shkak se trajnerët e tyre nuk po i japin hapsirën e duhur.
Ndërkohë, në konferencën e sotme u prezantua dhe zëvëndës-trajneri i ri i kombëtares sonë Marco Veronese./Fatjon Baze/
Diskutime rreth kësaj post