Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në një intervistë për mediat italiane ka theksuar edhe njëherë se këtë verë ka qenë shumë pranë stolit të Italisë.
De Biasi tha se marrja e përfaqësues italiane do të ishte dicka e jashtëzakonshme për të.
“Këtë verë isha shumë pranë stolit të Italisë. Për një italian drejtimi i Kombëtares është dicka e jashtëzakonshme. Sot Italia është në duar të sigurta. Ventura me siguri që do të bëjë një punë shumë të mirë. Sinjalet e para i ka dhënë, është në rrugën e duhur.”
Më tej, De Biasi foli edhe për ndeshjen e 24-marsit që Shqipëria do të luajë kundër Italisë në “Renzo Barbera” të Palermos.
Ai tha se kjo përballje do të jetë shumë e veçantë, ku shqipëria do të japë më të mirën për të marrë një rezultat pozitiv.
“Do të japim gjithcka, në një ndeshje që do të jetë si gjithë të tjerat, që në fund mund të vendosë shumë për objektivat në këto ekliminatore. Italianët, kur katapultohen në vende të tjera, gjithmonë arrijnë të bëjnë gjëra të mira. Ne kemi dicka më shumë se të tjerët, ndoshta në vëmendjen që u kushtojmë edhe detajeve më të vogla. Kjo mund të vijë për faktin se jetojmë ditë pas dite me lëvizjen futbollistike” tha De Biasi.
Diskutime rreth kësaj post