Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka dhënë një deklaratë për shtyp përpara sfidës së nesërme ndaj Italisë në Palermo, ndeshje e vlefshme kjo për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”.
De Biasi është shprehur se skuadra e tij do të luaj për të fituar pavarësisht se kë ka kundërshtar.
“Luaj gjithmonë për të fituar pavarësisht se kë kam kundërshtar. Problemi i vetëm është e përballemi me Italinë që është në superformë,” tha trajneri i kombëtares.
Më pas tekniku italian deklaroi se nuk ka vendosur se nesër vendos mes Hoxhës dhe Strakoshës se kush do të luaj në portë.
“Akoma nuk kam zgjedhur dilemat për formacionin. Nesër vendos nëse luan Hoxha apo Strakosha,” vazhdoi më tej De Biasi.
Diskutime rreth kësaj post