Nga viti 1990 e deri më sot po bëhen gati tre dekada që me qindra e mijra shqiptarë kanë lënë vëndin e tyre dhe janë shpërndarë kudo nëpër botë me shpresën për një jetë më të mirë, ku shumë prej tyre tashmë janë integruar ashtu si dhe emigranët e tjerë nga vënde të ndryshme të botës. Por krahas valëve të emigracionit që siduket nuk kanë të ndalur, ka edhe me mijra shqiptarë që janë larguar nga atdheu i tyre për t’u shkolluar në vënde të ndryshme të botës, të cilët gjithashtu kanë mundur të stabilizohen në punë të ndryshme, falë rezultateve të larta të tyre në degët përkatëse ku kanë studiuar.
Një prej tyre është dhe Keler Marku i lindur në vitin 1988 në fshatin Gziq të Mirditës prej nga është dhe origjina e dy prindërve të tij të cilët që para viteve ’90-të patën shërbyer si arsimtarë dhe në sektorin e artit e kulturës në krahinën e tyre. I shkolluar në një nga kolegjet jo publike të Tiranës ku familja e tij u vendos pas viteve ’90-të, Keler Marku shkëlqente në lëndën e Matematikës por dhe në Fizikë e Kimi, gjë e cila i entuziasmonte pa masë pedagogët e tij që e aktivizuan në olimpiadat kombëtare të Matematikës, ku ai disa herë zuri vëndin e parë. Dhe nisur nga këto rezultate të larta, Kelerit iu dha e drejta që të konkuronte edhe në Olimpiadat Ballkanike të Matematikës ku në vitet 2005 dhe 2006 në Rumani dhe Qipro, fitoi dy medalje bronxi. Pas kësaj ai konkuroi edhe në disa olimpiada europiane e botërore ku ai mori disa medalje të argjënda. Pothuaj në të gjitha këto konkurime, Keleri ishte bashkë me shokun e tij të klasës, Gjergj Zaimi, i cilësuar gjithashtu një “gjeni” i Matamatikës, me të cilin janë shokë të ngushtë që nga klasa e parë fillore kur rrinin në të njëjtën bangë.
Aty nga viti 2008, Keler Marku aplikoi për një të drejtë studimi për në SHBA, e cila iu bë realitet në sajë të financimeve të shtetit amerikan dhe ai u largua nga Shqipëria për të ndjekur studimet për Ekonomi Politike në University of Minnesota Minneapolis, ku më pas bëri dhe doktoraturën duke u laureuar me rezultate të larta. (Po kështu, edhe e motra e Keler, Sarainda, tashmë 23 vjeçare, studjoi në SHBA për Matamatikë dhe Shkenca Kompjuterike dhe pas diplomimit me rezultate të larta, ajo është punësuar pranë Success Bank’s).
Pas diplomimit, Keleri aplikoi për një vënd pune dhe u pranua si Këshilltar Ekonomik pranë një kompanie të njohur që merret me kontrollin e konkurencës, ku punëdhënësit e tij dhe gjithashtu kolegët e stafit janë mjaft të kënaqur për rezultatet dhe përkushtimin e tij në atë pozicion pune.
Gjatë viteve të studimit në SHBA, në auditorët e fakultetit, Keler u njoh me Marchela Bravo, një vajzë simpatike që ishte lindur dhe rritur në Brazil, por me origjinë venezueliane nga babai dhe polake nga e jëma, të cilët prej vitesh banojnë në Teksas. Vetëm pak kohë pas njohjes së tyre, Keler me Marchelën erdhi disa herë në Shqipëri dhe ajo mbeti mjaft e kënaqur, jo vetëm nga pritja e njërëzve të shokut të saj në Mirditë, por edhe nga vëndet e bukura që pa kudo ku shkoi nga Veriu në Jug të vëndit. Aq shumë i pëlqeu Marchelës vëndlindja e Kelerit, saqë ata erdhën dhe disa herë të tjera në Shqipëri shkruan tema.
Pas disa vitesh fejese, Keler dhe Marchela vendosën që të bënin ceremoninë e martesës dhe për këtë ditë të shenjtë të kurozimit të dashurisë së tyre, ata zgjodhën një resort në Detin e Karaibeve (Gjiri i Meksikës) të quajtur, Ocean Riviera Paradise, vënd ekzotik, ku perëndimet e diellit janë magjike prej horizonit të ngjyer me të kuqërremtën e diellit dhe rërës karakteristike të bardhë që rrethon kaltërsinë e detit, përball ishullit të bukur, Cozumel.
Në atë ceremoni dasme e cila u zhvillua për pesë ditë rresht (22 deri më 27 maj të vitit 2018), morën pjesë përveç njerëzve të familjes së Marchelës dhe të afërmeve të tyre dhe plot miq e shokë të çiftit, ish-shokë të studimeve universitare, kolegë të punës, etj etj, që kishin ardhur aty nga katër kontinente. Kurse nga ana e Kelerit, ishin aty 15 vetë, ku përveç dy prindërve, xhaxhait, Ndues, dhe motrës, Sara, ishin dhe të afërm të familjes dhe shoke miq të tyre.
Dasma bëhet në stilin modern amerikan. Grupi i shoqëruesve të çiftit, prindërit dhe shokët më të afërt hyjnë në sfilatë nën duartrokitjet e dasmorëve. Dhëndrri pret aty nën tendën-gazebo ku do të bëhet ceremonia. Pastaj vjen nusja e mbështetur në krahun e të atit. Të dy të veshur me ngjyrë të bardhë. Edhe buqeta e luleve në dorën e nuses është e bardhë. Emocione të bukura, duartrokitje, flash-e aparatesh fotografike, tingujt e marshit nuzial që shoqërojnë ardhjen e nuses.
Prifti shqipton formulat e njohura të ritit, shkëmbimi i unazave, puthja e lumtur e çiftit, pastaj fotot e çastit. Ka filluar kështu kjo dasmë shqiptaro-braziliane, e cila do të vazhdonte me ngjyrat, tingujt, këngët, vallet e ritet e të dy shteteve deri në orët e vona të natës….
Darka e shtruar në një sallë të bukur është gati dhe i pari e merr fjalën, babai i dhëndrrit, Gjini, i cili nuk preferon të flasë shumë, pasi ka menduar një surprizë….?! Por para kësaj, ai preferon që t’ja japë fjalën mikut të tij, babajt të nuses, Simone, i cili pasi falenderon të pranishmit, ulet në tavolinën kryesore në krah të së bijës. Të gjithë presin…me vështrimet nga ekrani i bardhë përball video-projektorit…?!
Një video-klip i ardhur nga Tirana, i përgatitur enkas kohë më parë për atë ceremoni dasme shqiptaro-braziliane, paraqet vënde dhe bukuri natyrore nga më të rrallat e Shqipërisë turistike, e ndërthurur kjo me sinkronet e të afërmëve të familjes së Kelerit, Pjetrit, Lezjes, Jakut, mësueses së klasës së pare, shokëve të fëmijrisë etj, të cilët përcjellin urimet dhe përshëndetjet më të ngrohta për çiftin. Sara, motra e Kelerit bën përkthyesen dhe të gjithë të pranishmit ndjekin me mjaft interes sa imazhet e derdhura mbi ekranin e madh nën tingujt e kolonës zanore, aq dhe fjalët e saj që janë edhe të titruara dhe të pranishmit i lexojnë në anglisht. Habia dhe ajo befasi e këndëshme për atë Shqipëri që po shohin aty, lexohet lehtë në fytyrat dhe mimikën e njerëzve të nuses dhe gjithë të huajve që janë prezent aty…?!
Video-klipi i shoqëruar me imazhe kryesisht nga Tirana ku është rritur e është shkolluar Keleri, si dhe nga Mirdita, vendlindja e prindërve të tij, kisha dhe livadhet plot gjelbërim në Gziq, fotot e gjyshërve, etj etj, ngjall emocione tek të gjithë. Por më të forta emocionet janë te Sara e cila nuk përmbahet dot dhe ngashërehet në lot…. Dhe pas kësaj, edhe Keleri nuk e përmban ngashërimin e tij që rrezaton mall për vëndlindjen e….! E njejta situatë dhe me dy prindërit e Kelerit që nuk përmbahen dot nga lotët….teksa shikojnë djalin dhe vajzën e tyre…..! Lotët nuk përmbahen dhe nga pjesa më e madhe e të pranishmëve……dhe u desh disa kohë që të kalonte ajo situatë për tja lënë vëndin tashmë muzikës dhe vallëzimeve….
Pastaj situatën në dorë e marrin Sara, motra e Kelerit dhe Daniela, motra e Marcelës, me profesion avokate. Ato kanë bërë përzgjedhjen e kolonës zanore që do përshkojë mbrëmjen e dasmës. Këngë e valle shqiptare e braziliane që gërshetohen harmonishëm. E dasmorët vallzojnë me kënaqësi e entuziazëm. Është bukur të shikosh jo vetëm çiftin, por edhe prindërit e nuses Sabinën e Simonin, Danielën, Paolën, Freddyn, Doris, Betania, Rachel, Mari, Ëalter, Alejandro e të tjerë të kërcejnë aq bukur vallet shqiptare, sikur të kenë lindur në krahinat më të thella të Shqipërisë. Po kështu entuziasmoheshe kur shikoje Vitoren e Gjinin, Anën e Gencin, Markun e Romenin të ndiqnin aq bukur ritmet braziliane e venezueliane. Madje edhe dy të rinjtë vietnamezë shkrihen harmonishën në këtë atmosferë dhe salla e dasmës fiton një ngrohtësi të veçantë me njerëz që festojnë deri në orët e mëngjezit, kurorëzimin e lumturisë së çiftit të ri.
Diskutime rreth kësaj post