“Tinder” është super, sepse mund të njihesh me njerëz të cilët kurrë nuk do t’i njihje në kontekst tjetër. Të jep fuqinë që të zgjedhësh se me kë dëshiron të flasësh dhe të njihesh
Nina Agdal është njëra nga supermodelet më seksi në botë, por prapë dashurinë e kërkon përmes internetit. Përveçqë shfrytëzon shërbimet e faqes së njohur të internetit për njoftime dashurie, “Tinder”, Nina edhe e promovon atë, duke u paraqitur në një reklamë për opsionin e këtij aplikacioni, i cili quhet “Super Like”, transmeton Zëri.
“Ajo që është super tek funksioni Super Like, është fakti se keni kontroll edhe më të madh. Mund të zgjedhësh një person të posaçëm gjatë ditës në të cilën dëshiron të lidhesh me të. Tinder është super, sepse mund të njoftohesh me njerëz të cilët përndryshe kurrë nuk do t’i njihje në kontekst tjetër.
Të jep fuqinë që të zgjedhësh se me kënd dëshiron të flasësh dhe të njoftohesh”, ka thënë kjo zeshkane e bukur. Përndryshe, Nina është me kombësi daneze dhe vitin e kaluar kishte nderin që të zbukuronte ballinën e njërës nga revistat më të famshme, “Sports Illustrated Swimsuit” për kostume të larjes. Emri i saj është aq i njohur në botën e modës, ka sa punuar me disa nga firmat më të njohura dhe e gjithë kjo ka bërë që ajo sot të jetë një milionere.
Diskutime rreth kësaj post