Ishte 13 vjeçe kur u ngacmua dhe abuzua seksualisht në shtëpinë e saj nga partneri i së ëmës.
Një vajzë shkodrane ka treguar historinë e tmerrshme të jetës së saj për “ShkodraNews”.
Historia e saj:
Babi me vdiq në një aksident tragjik. Prej atij moment jeta ime është shkatërruar totalisht. Isha 12 vjeçe e gjysëm, kur mami na solli në shtëpi një burrë, që më vonë e kuptova se e kishte të dashur, pasi në fillim më tha se është kushërini i saj që ka jetuar jashtë shtetit, por tani do jetonte me ne, për t’na mbrojtur. Jam vajzë e vetme e s’kam as motër e as vëlla.
Nuk thashe gjë, sepse mendova se kjo gjë do ta bënte të ndihej më mirë mamin. Në fillim ishte ok. Por pas disa muajsh nisi të bënte gjëra që më bënin nervoze. Kur isha vetëm me të në shtëpi, ai dilte i zhveshur nga dhoma nga banja. Pastaj më kërkoi ta prekja. I shmangesha, por nganjëherë nuk mundja dhe kisha frikë t’i thoja boll. Ndihesha aq keq sa nuk dija a duhet t’i thoja mamit. Nuk dija as si t’ja thoja.
Kur po grindesha një ditë me mamin i thashë se e urreja të dashurin e saj e që e kisha kuptuar që nuk e kishim kushëri. Se me kushëririn nuk flihet në një dhomë.
Kulmi ishte kur mami më tha që nuk duhet të vishesha provokuese nëpër shtëpi se shalët me ishin zgjatur shumë. Aty jam mërzit dhume dhe kam qarë dy javë.
Më doli shkolla për në Angli dhe arrita të iki nga shtëpia. Me mamin kam komunikim shumë të pakët në telefon prej vitesh, kurse atë s’dua ta shoh kurrën e kurrës. Nuk mund ta harroj kurrë çfarë më bëri ai njeri, e falenderoj Zotin që s’më ka falë motër ose vëlla me gjakun e tij.
Diskutime rreth kësaj post