Deputeti i PD, Dashnor Sula thotë se Shqipërinë nuk i duket amistia fiksle për të future paratë e pista, ai me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, shkruan se amnistia fikslae është e papranueshme në këtë situatë që ndodhet Shqipëria, teksa shkruan se Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka theksuar rëndësie e një daljeje të përshpejtuar nga lista gri re pastrimit të parave, teksa ka ngritur pyetje se kush do i blejë 13 mijë apartamentet në Durrës.
Ndër të tjera, deputeti i PD bën thirrje që të hiqet dorë nga amnistia fiskale dhe pasaportat e arta.
Ndryshe do izolohemi si 33 vite më pare.
Postimi i deputetit:
“Shqiperisë nuk i duhen paratë e pista (amnistia fiskale).
Shqipërisë së mbetur vetëm me grupmoshën mbi 45 vjeç nuk i duhen paratë e pista. Pra, amnistia fiskale në Shqipëri është e papranueshme në këtë moment dhe situatë ku jemi. Fondi Monetar Ndërkombëtar e thënë qartë që nisma e qeverisë nuk duhet të realizohet. Në një kohë kur institucionet tona kanë besueshmëri të ulët dhe korrupsioni në Shqipëri vlerësohet shumë problematik nga të gjitha raportet, nuk mund të pranohet një gjë e tillë. Jemi të vetmit në Rajon që jemi në listën gri të pastrimit të parave.
FMN theksoi rëndësinë e një daljeje të përshpejtuar nga lista gri e pastrimit të parave e FATF, mekanizimit të Komisionit Europian kundër parandalimit të pastrimit të parave, ku Shqipëria rihyri në vitin 2020. FMN theksoi rëndësinë e vigjilencës së shtuar për të ruajtur stabilitetin financiar duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të kredisë dhe aktivitetet e lidhura me pasuritë e paluajtshme
Në fakt me gropat e pallateve që hapen çdo ditë në një kohë kur afro 1 milion shqiptarë kanë ikur nga Shqipëria, nuk ka asnjë shenjë që të tregojë vullnetin e qeverisë për të nxjerrë Shqipërinë nga lista gri. Në një kohë kur përllogaritet se një familje e re duhet të punojë 24 vite më shumë për të blerë një shtëpi, atëherë kush i blenë hapsirat e kullave që ndërtohen çdo ditë?
Kush do i blejë 13 mijë apartamentet në Durrës?
Ndaj qeveria duhet të heq dorë nga amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Ndryshe do izolohemi si 33 vite më parë!“, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post