Kryetari i LZHK-së dhe aleati i Bashës, Dashamir Shehi, komentoi takimin e ambasadores së SHBA Yuri Kim me kreun e shtetit dhe me kryeministrin e vendit. Ai theksoi se këto lëvizje, vijnë pas tentativës së kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij po synon të minojë marrëveshjen e 5 qershorit me idenë për ndryshimet kushtetuese.
Lideri i LZHK-së shprehet se e gjithë kjo tymnajë dhe zhurmë e krijuar për ndryshimet kushtetuese, nuk ka si qëllim në vetvete thjesht hapjen e listave, por ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
“Në një farë mënyrë zëri ndërkombëtar më i rëndësishëm janë SHBA. Aq më tepër që kjo marrëveshje që u bë në oborrin e SHBA, në zyrat e tyre. Të prekur nga lëvizjet e Ramës janë këto dhe këto do të bëjnë presion për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi. Marrëveshja e 5 qershorit nuk ishte një shkëlqim i madh, por një mirëbesim për t’i futur palët në zgjedhje.
Ato që janë brenda parlamentit (iu referohet deputetëve të opozitës parlamentare) janë njerëzit të Ramës dhe i rreshton siç do vetë. Nga këto zhurmat demokratike do të bëhet sa të duash. Kam shumë vite që merrem me këtë punë, por jam prapë i paqartë se çfarë kanë kërkuar. Këtu lista të hapura nuk ka, pasi 1/3 e listave është e mbyllur”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post