Dashamir Shehi tha në emisionin “Aktualitet” në Fax News se Edi Rama është mbështetur nga disa përfaqësues ndërkombëtar por që sipas tij, ata do të ndërrohen një ditë.
Shehi deklaroi se ndërkombëtarët ia kanë bërë të qartë Ramës, ose të çojë para drejtësisë disa emra, ose janë vëtë ndërkombëtarët që do ti zbulojnë se kush janë këta persona të inkriminuar.
“Ata i kanë thënë Edi Ramës se nëse ju nuk do të na tregoni dhe dërgoni para drejtësisë kriminelët, do t’ju dërgojmë në listën që kemi. Në njëfarë mënyre do të marrin përgjegjësi, por që rrinë me shpresën se do të rrëmbejmë ca gjëra shpejt e shpejt dhe do të ikim siç kanë ikur të tjerët.
Ç’ka ndodhur? Të gjithë vijojnë të pasurohen, media post komuniste në këto ujëra rotullohet. Mund të shpëtojë me një ambassador por do të ndërrohet, ditët në vijim vjen qeveri e re në krye të BE-së dhe ata nuk duan të mbajnë kusuret e praardhësve të tyre. Pavarësisht se jo të gjithë ishin të tillë, por duhet pranuar se disa i bënin hije qeverisë”, tha Shehi.
Diskutime rreth kësaj post