Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ishte i ftuar në ‘Dita Jonë’ ka treguar nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme të cilat po kërkohen me ngulm nga opozita.
“Unë besoj se kemi energji mjaftueshëm për ta shtyrë në këtë drejtim. Unë mendoj se është me të vërtetë e domosdoshme. Kjo qeveri, një ditë e më parë të largohet nga pushteti, i bën mirë Shqipërisë”, – u shpreh Shehi.
Shehi foli edhe për opozitën, për të cilën pranoi se edhe ajo ka problemet e saja, por në këtë situatë, thotë ai, edhe dreqi do të ishte një alternativë më e mirë.
“Me kaq keq qeverisje që kemi ne sot edhe shejtani dhe dreqi do të ishte alternativë. Unë mendoj se pak më mirë se dreqi ne jemi. Kjo opozitë nuk është shkëlqim, është një opozitë normale. Një pjesë janë edhe ata të ricikluarit e qeverisë Rama, por disa kanë vënë edhe mend”.
Diskutime rreth kësaj post