Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se tërheqja nga zgjedhjet dhe dalja nga Kuvendi, duke shtuar një lobim nga pala tjetër, është krijuar perceptimi se PD janë sherrxhinjtë këtu.
“Ne kemi një sovranitet të kushtëzuar. PD ka pasur defekte që ia kam thënë edhe Bashës. Ne jemi futur më gjysmë këmbë në reformën në drejtësisë. A është bërë më e mira? Sigurisht që jo, por është bërë më e keqe më tërheqjen e PD-së. Njerëzit e drejtësisë tashmë janë vëllai i ministres apo kunati i atij apo asaj. Nga viti 2013 PD ka bërë një vetëmbrojtje për të ruajtur disa territore që i kishte të okupuara.
Në fakt frikën duhet ta kishin ata që janë në qeveri. Po ashtu kanë qenë tërheqja nga zgjedhjet dhe dalja nga Kuvendi. Kështu, duke pasur edhe një lobim nga pala tjetër, është krijuar perceptimi se këta janë sherrxhinjtë këtu”, – tha Shehi për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post